Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaBALLINALIRIM I PËRKOHSHËM NGA PAGESA PËR PROVIMIN E RI-LICENCIMIT TË OFTK-së

LIRIM I PËRKOHSHËM NGA PAGESA PËR PROVIMIN E RI-LICENCIMIT TË OFTK-së

Kuvendi i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës ka marr vendim për lirimin e përkohshëm të anëtarëve nga obligimi për pagesë për provim të  Ri-licencimit ndaj anëtarëve të cilët posedojnë licencë pune të skaduar para datës 01.01.2021.

Ftojmë të gjithë anëtarët të cilët posedojnë Licencë pune jo valide të OFTK-së sipas afatit të lartëshënuar të aplikojnë për ri-licencim në OFTK brenda afatit 15.02.2024 – 15.03.2024.

VËMENDJE: Lirimi nga pagesa e provimit të ri-licencimit nuk aplikohet ndaj aplikuesve të cilët iniciojnë procedurat e ri-licencimit në OFTK pas datës 15.03.2024.

Bashkëlidhur gjeni vendimin nga Kuvendi i OFTK-së: Vendimi 15.02.2024

Me respekt,

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës!

 

Më të lexuarat