Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaBALLINATakim i përbashkët mes kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor

Takim i përbashkët mes kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor

Kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi ka qenë sot nikoqir i kryetarëve të Odave të Profesionistëve Shëndetësor. Në këtë takim kanë marr pjesë z. Pleurat Sejdiu – OMK, znj. Nexhmije Gori – OIK, z. Blerim Kamberi – OSK dhe z. Kadri Bytyqi. Në takim është diskutuar për të bashkërenduar hapat e mëtutjeshëm drejt adresimit të çështjeve të përbashkëta të Odave të Profesionistëve Shëndetësor.

Takimi u fokusa në veçanti mbi planin legjislativ të Ministrisë së Shëndetësisë për projektligjet e parapara për hartim gjatë vitit 2024, duke kërkuar që legjislacioni me impakt në sektorin shëndetësor dhe në punën e  profesionistëve shëndetësorë të propozohet nga vetë profesionistët shëndetësorë si palë të interesit ashtu siç veprohet në praktikat demokratike të Evropës.

Odat e Profesionistëve Shëndetësor duke rikujtuar se bashkërendimi me profesionistë shëndetësorë gjatë hartimit të legjislacionit është parakusht për zbatimin e tyre në praktikë, shprehen edhe njëherë përkushtimin dhe gatishmërinë e tyre, për mbështetjen e institucioneve vendimmarrëse në çështjet profesionale ashtu siç është e përcaktuar me Ligjin e Odave të Profesionistëve Shëndetësor nr. 04/L-150.

Përfundimet e dala nga ky takim, do të adresohen tek  institucionet vendimmarrëse.

Më të lexuarat