Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaBALLINAMbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të OFTK-së

Mbahet mbledhja e rregullt e Kuvendit të OFTK-së

Kuvendi i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt më datë 22.12.2023.

Në Kuvend janë diskutuar dhe miratuar disa pika të rendit të ditës, duke përfshirë plotësim/ndryshimi i Statutit të OFTK-së; i Rregullores për Anëtarësim Licencim dhe Ri-Licencim; Rregullores për Edukim të Vazhdueshëm; Rregullores për punën e Kuvendit; Rregullores për Rroga dhe Meditje të OFTK-së; Rregullorja mbi Metodën e Reklamimit, Marketingut dhe Promovimit të Aktiviteteve të Fizioterapeutëve. Në Kuvend po ashtu është miratuar edhe plani financiar për vitin 2024.

Kuvendin e OFTK-së e ka përshëndetur me një fjalë rasti edhe drejtori i SHSKUK-së, z. Elvir Azizi, të cilin e falënderojmë për hapësirat e zyreve të odës.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i uron të gjithë anëtarët me rastin e festave të fund vitit. Ju dëshirojmë shumë suksese në vitin 2024! Së bashku do të vazhdojmë të punojmë në fuqizimin e rolit dhe funksionit tonë si profesionist shëndetësor.

Më të lexuarat