Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaRRETH FIZIOTERAPISËAktivitetet e OFTKSimpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë.

Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë.

Mbahet Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Fizioterapisë në Kosovë.Sot është mbajtur në mënyrë virtuale Simpoziumi i Parë Ndërkombëtar i Fizioterapisë, kjo për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, ku ishin mbi 400 pjesëmarrës dhe përfaqësues nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, Amerika e Evropa.Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, Feim Gashi, me këtë rast ka falënderuar të gjithë punëtorët shëndetësorë të fizioterapisë, për kontributin e dhënë edhe në mënyrë vullnetare në këtë kohë pandemie. “Sot edhe njëherë e keni dëshmuar se sa i rëndësishëm është Edukimi i Vazhdueshëm Profesional në Fizioterapi me pjesëmarrjen tuaj, ku në emër të OFTK-së ju falënderoj për interesimin dhe ju sugjeroj të vazhdoni edhe në të ardhmen kështu”.E Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në takimin virtual tha se Fizioterapeutët kanë dhënë kontribut jo vetëm në ShSKUK por edhe në Spitalet e Përgjithshme, duke i kontribuar fuqizimit të sistemit dhe shërbimeve shëndetësore.” Ju ofrova përkrahje edhe për të ardhmen. Në takim, theksova se ata kanë dhënë propozime të çmuara gjatë hartimit të Projektligjit për Shëndetësi, prandaj edhe do të jenë të vlerësuar si profesionist shëndetësorë. Dua të veçoj aktivizimin e data bazës, përmes të cilës është garantuar transparenca e punës dhe aktiviteteve fizioterapeutike. Përgëzime për punën tuaj të mirë!”, deklaroi ministri Zemaj.Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Prof. Ass. Dr. Bekim Haxhiu para të pranishmëve prezantoi temën: “Sfidat dhe roli i fizioterapisë̈ në Kosovë gjatë pandemisë̈ COVID-19”. Ai tha se pas 8 muaj pune, menaxhimi dhe monitorimi të pandemisë̈ COVID-19 në Kosovë, duke u bazuar në situatën në vendin tonë dhe në rekomandimet e publikuara nga WCPT konkludojmë se: 1. Organizimi dhe planifikimi i fizioterapisë̈ në sistemin tonë shëndetësor në trajtimin e pandemisë̈ është i domosdoshëm. 2. Trajtimi fizioterapeutik i pacientëve të konfirmuar me COVID-19 ka rëndësi në përmirësimin e shëndetit për këta pacientë. 3. Aplikimi i fizioterapisë̈ te pacientët me COVID-19 në kujdesin intenziv është i domosdoshëm në përmirësim të shëndetit dhe rehabilitimit pas COVID-19. 4. Fizioterapia në kujdesin primar shëndetsor e organizuar në botë, duhet të zbatohet edhe në vendin tonë me qëllim të ruajtjes dhe përparimit të shëndetit. 5. Specializimet në Fizioterapi, profilizimi në Fizioterapi është i rëndesishëm dhe i domosdoshëm. Sipas deputetit Haxhiu, pandemia COVID-19 po shfaq nevojën e specialistëve nga fusha fizioterapisë kardio-respiratore. Pra nëpërmjet programeve te veçanta të specializimeve në fizioterapi do të bëhej i mundur profilizimi i fizioterapeutëve, në specialistë të fizioterapisë në fusha të caktuara. Për të realizuar specializimet në fizioterapi WCPT dhe OFTK janë të gatshëm të mbështesin Ministrinë e Shëndetësisë.Drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptare të Fizioterapeutëve, Erion Hiluku, tha se kjo fushë po avancohet çdo herë me arsimim më të mirë, me specializime më të mira, me kërkime shkencore, e që është interes i përbashkët i të gjithëve, sepse nga ato do të përfitojnë pacientët të cilëve do t’u ofrojmë shërbime më të mira shëndetësore.E në emër të këshillit organizativ të Simpoziumit, pjesëmarrësit i falënderoi Zheralldin Durguti, i cili deklaroi se ishte nder për OFTK-në që në Simpoziumin e Parë Ndërkombëtar në Kosovë të ndajnë përvojat më të mira me kolegët vendorë dhe ata ndërkombëtarë, të shtjellojnë brengat dhe vështirësitë e fizioterapeutëve në ushtrimin e profesionit të tyre. Ne si OFTK falënderojmë pjesëmarrësit që na nderuan në këtë simpozium të parë ndër të cilët ishin: Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Haxhiu, Prof. Dr. Hajrije Hundozi Hysenaj, kryetari i komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional dhe kryetar i EVP-së, Prof. Dr. Sci. Zheralldin Durguti, drejtori ekzekutiv i Shoqatës Shqiptare të Fizioterapeutëve, Erion Hiluku, Dr. Faton Daci, kryetari i Shoqatës Shqiptare të Fizioterapeutëve, Esther Mary D’Arcy, kryetare e Fizioterapisë Botërore -Rajoni i Evropës, Carmen Suarez, nënkryetare e Fizioterapisë Botërore – Rajoni i Evropës, Dr. PT. Nathan Parsons dhe Dr. PT. Johnson Caleb nga SHBA

https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=480241

Më të lexuarat