Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaLAJMETFjalimi përshëndetës i Ministrit të shëndetësisë Z Armend Zemaj

Fjalimi përshëndetës i Ministrit të shëndetësisë Z Armend Zemaj

Sot, në takimin virtual ne Odën e Fizioterapeutëve, kemi biseduar për punën e palodhshme të tyre në çdo kohë si dhe për gatishmërinë për të qenë në krah i fortë i sistemit shëndetësor.Fizioterapeutët kanë dhënë kontribut jo vetëm në ShSKUK por edhe në Spitalet e Përgjithshme, duke i kontribuar fuqizimit të sistemit dhe shërbimeve shëndetësore. Ju ofrova përkrahje edhe për të ardhmen.Në takim, theksova se ata kanë dhënë propozime të çmuara gjatë hartimit të Projektligjit për shëndetësi, prandaj edhe do të jenë të vlerësuar si profesionist shëndetësorë.Dua të veçoj aktivizimin e data bazës, përmes të cilës është garantuar transparenca e punës dhe aktiviteteve fizioterapeutike. Përgëzime për punën tuaj të mirë!

Më të lexuarat