Në hapje të mbledhjes Kryetari z. Feim Gashi dhe Kryesia e Odes së Fizioterapeutëve të Kosovës falenderuan të gjithë anëtarët e Kuvendit për pjesëmarrjen dhe kontributin e tyre të dhënë.
Në mbledhje janë shqyrtuar disa propozime dhe janë marr disa vendime me rëndësi në OFTK ku u shqyrtua dhe u miratua buxheti dhe plani i punës së Odës për vitin 2026.
Gjithashtu janë shqyrtuar propozimet për plotësim/ndryshimin e disa rregulloreve me qëllim të përmirësimit të funksionimit të organeve të Odës:
Rregullorja për anëtarësim, licencim dhe rilicencimin e fizioterapeutëve në OFTK
Rregullorja për punën e Komisionit për Provim të Licencimit dhe Rilicencimit në OFTK.
Rregullorja për Përcaktimin e Pagave dhe Meditjeve në OFTK
Rregullorja për punën e Komisionit për Buxhet dhe Financa në OFTK
Rregullorja për menaxhimin e financave në OFTK
Gjithashtu në fund janë diskutuar edhe tema të ndryshme të propozuara nga anëtarët e Kuvendit.
Në përfundim te mbledhjes Kryetari i OFTK ka uruar të gjithë për festat e fundvitit!


