NJOFTIM – CERTIFIKOHEN KANDIDATËT PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE PËR ANËTARË TË KUVENDIT DHE HAPET AFATI PËR KANDIDIM PËR ANËTARË TË KËSHILLIT DREJTUES TË ODËS SË FIZIOTERAPEUTËVE TË KOSOVËS.
Të nderuar,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i OFTK-së në mbledhjen e mbajtur më datë 14.02.2025 ka certifikuar listën përfundimtare të kandidatëve për plotësimin e vendeve për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së.
Nga njësia zgjedhore në Pejë është certifikuar kandidati:
- z. Arbnor Blakaj.
Ndërsa nga njësia zgjedhore në Ferizaj nuk është paraqitur asnjë kandidaturë gjatë afatit të aplikimit.
Duke qenë se në njësinë zgjedhore të Pejës numri i anëtarëve që zgjidhen është një dhe nuk ka kundërkandidat tjetër, KQZ ka vendosur që në këtë njësi të mos mbahen zgjedhje. Si rezultat, kandidati i lartpërmendur zgjedhet automatikisht si anëtar i Kuvendit të OFTK-së për këtë njësi zgjedhore.
Gjithashtu, ju njoftojmë se nga sot me datë 14.02.2025 nga ora 08:00 deri me 20.02.2025 ora 16:00 është hapur afati për kandidim për anëtarë/e të Këshillit Drejtues të Odës.
Andaj, ftojmë të gjithë anëtarët të interesuar të Kuvendit të Odës që gjatë kandidimit apo edhe mbështetjes së kandidatëve të respektojnë rregullat si më poshtë:
I. Kandidati/ja duhet të jetë anëtarë/e e Kuvendit të OFTK-së – Legjislatura e III- të.
II. Kandidati duhet të ketë nënshkrime mbështetëse nga të paktën pesë (5) anëtarë të Kuvendit të OFTK-së – Legjislatura e III-të.
III. Kandidati/ja për anëtarë/e nga paragrafi i I-rë nuk mund të jetë anëtarë në organet e tjera të zgjedhura të OFTK-së (Këshill Mbikëqyrës, Këshill Etik, Gjykatë e Nderit, Prokurori dhe zv.prokurori i OFTK).
IV. Kandidati/ja për anëtarë të Këshillit Drejtues të OFTK-së nuk mund të jenë persona të zgjedhur dhe të emëruar në funksione tjera publike dhe politike, përveç profesionale mjekësore dhe në mësimdhënie.
V. Kandidati/ja për anëtarë/e nga organi i përcaktuara nga paragrafi I-rë, nuk mund të jap nënshkrim mbështetës për kandidaturën e tij dhe as për ndonjë kandidatë tjetër.
VI. Një anëtarë/e i/e Kuvendit të OFTK-së nuk mund të jap nënshkrime mbështetëse më shumë se një kandidatë.
VII. Kandidatët të cilët kanë nënshkrimet e anëtarëve mbështetës të njëjtë, nënshkrimi mbështetës i anëtarit/es do të llogaritet për kandidatin të cilit ka marrë me herët për nga koha sipas rregullës i pari për nga koha i pari për nga e drejta. Në rast se nënshkrimi mbështetës i dhënë nga anëtari verifikohet se është bërë në të njëjtën kohë për të dy kandidatët, KQZ gjatë verifikimit komunikon me anëtarin/en dhe merr konfirmim e tij/saj për mbështetjen definitive ndaj dy kandidateve.
VIII. Pas marrjes se konfirmimit nga anëtari të cekur në pikën VII, anëtari obligohet që konfirmimin për mbështetje të dërgoj në emailin zyrtar të KQZ-së.
IX. Kandidati/ja pajiset me fletëaplikacion për kandidim të aprovuar nga KQZ në zyret e Sekretariatit të KQZ-së (fletëaplikacionet e panënshkruara dhe pa protokoluara nuk do të pranohen nga KQZ)
X. Aplikacionet dorëzohen në zyret e Sekretariatit të KQZ-së brenda afatit të paraparë për kandidim për pozitën e anëtarit/es në Këshill Drejtues.
Në rast se keni ndonjë paqartësi, mos hezitoni të na kontaktoni në:
Email: kqz.oftk@gmail.com
Nr.tel: 045 460 551.
Me respekt
Komisioni Qendror Zgjedhor i OFTK.