Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeBALLINANJOFTIM! KQZ i OFTK-së fillon procedurat për plotësimin e katër vendeve në...

NJOFTIM! KQZ i OFTK-së fillon procedurat për plotësimin e katër vendeve në Kuvend dhe dy në Këshill Drejtues

Komisioni Qendror Zgjedhor i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës ka filluar procedurat për plotësimin e katër vendeve të lira në Kuvendin e Odës dhe dy pozitave për Këshill Drejtues.

Sa i përket procedurës zgjedhore për plotësimin e katër vendeve në Kuvend, Komisioni Qendror Zgjedhor i Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës ka certifikuar listën preliminare të votuesve të zgjedhjeve plotësuese të OFTK 2025 për njësitë zgjedhore Pejë dhe Ferizaj për plotësimin e vendeve në Kuvendin e Odës.

Listat preliminare janë përgatitur dhe përcaktuar në bazë të dhënave të përditësuara të gjendjes së datës 29.01.2025 ora 12:00 nga sistemi elektronik i Odës me rregullat dhe procedurat e përcaktuara nga Statuti dhe rregulloret e Odes, dhe do të jenë të disponueshme dhe të qasshme për të gjithë anëtarët. Të gjithë anëtarët kanë mundësinë të shqyrtojnë këto lista dhe të paraqesin çdo kundërshtim, sugjerim apo kërkesë për përmirësim deri në 31.01.2025 ora: 12:00.

Vendim i certifikimit te listes preliminare FERIZAJ

Vendim i miratimit te listes preliminare te PEJES

Kundërshtimet mund të dërgohen me shkrim në zyrën e OFTK ose të dërgohen në adresën elektronike kqz.oftk@gmail.com

Gjithashtu, KQZ ju njofton se ka marr vendim për caktimin e afateve për periudhën e kandidimit për 2 vende/anëtarë të Këshillit Drejtues.

Vendimi per kandidim per kd

Afati për kandidim për anëtarë të Këshillit Drejtues fillon nga ora: 08:00 data 14.02.2025 deri me 20.02.2025 ora 16:00.

Bashkëlidhur gjeni edhe rregullat e procedurës për kandidim për anëtarë Këshill Drejtues!

Me respekt,

KQZ/OFTK!

Më të lexuarat