Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeBALLINAKQZ-ja shpall rezultatet Preliminare të Zgjedhjeve plotësuese për Kuvendin e OFTK-së

KQZ-ja shpall rezultatet Preliminare të Zgjedhjeve plotësuese për Kuvendin e OFTK-së

Prishtinë, 13/12/2024

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) falënderon të gjithë anëtarët e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), komisionet e njësive zgjedhore dhe Sekretariatin e KQZ-së për përkushtimin dhe angazhimin e tyre në mbarëvajtjen e suksesshme të procesit zgjedhor.

Nga raportimet e komisioneve të njësive zgjedhore është vlerësuar se procesi zgjedhor ka qenë jashtëzakonisht i rregullt dhe transparent, pa ndonjë problem të evidentuar.

Komisionet e njësive zgjedhore të regjionit të Prishtinës dhe Gjilanit kanë proceduar rezultatet në KQZ brenda afateve të përcaktuara, dhe KQZ-ja i shpall këto rezultate si rezultate preliminare.

Kandidatët e pakënaqur mund të paraqesin ankesa brenda afatit prej 24 orësh nga mbyllja e procesit zgjedhor dhe shpallja e rezultateve preliminare nga komisionet e njësive zgjedhore, në email kqz.oftk@gmail.com.

Kandidatët e shënuar me ngjyrë të verdhë kanë fituar mandatin për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së, sipas rezultateve preliminare.

Me respekt,

KQZ/OFTK

Më të lexuarat