Të nderuar anëtarë të OFTK-së,
Dita Ndërkombëtare e Fizioterapisë shërben si një homazh për të gjithë fizioterapeutët dhe shërbimet që ne ofrojmë. Qëllimi përfundimtar i profesionit tonë janë lëvizjet pa pengesa në aktivitetet fizike bazë deri tek ato komplekse, qoftë për pacientët apo edhe personat e shëndetshëm.
Këtë vit Dita Ndërkombëtare e Fizioterapisë shënohet me temën e artritit, sëmundje kjo e cila mund të prek mosha të ndryshme. Fizioterapia ndihmon në menaxhimin e simptomave dhe një jetë më të mirë për personat e prekur nga kjo sëmundje.
Përveç urimit dhe simbolikës, dëshirojmë të kujtojmë poashtu se roli ynë përbën një nga shtyllat më të rëndësishme të sistemit shëndetësor kudo në botë.
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës po punon vazhdimisht dhe mbesim të përkushtuar në ngritjen dhe avancimin profesional dhe ligjor të statutit të profesionistit të fizioterapisë.
Me respekt,
OFTK