NJOFTIM – CERTIFIKOHEN LISTAT PËRFUNDIMTARE ZGJEDHORE DHE HAPET GARA E KANDIDIMIT PËR KUVENDIN E OFTK-SË
Të nderuar anëtarë të OFTK-së,
Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me datën 29/05/2023, pas përfundimit të të gjitha procedurave të ankesave ndaj listës preliminare, ka certifikuar listën përfundimtare të anëtarëve me të drejtë vote, me c’rast ka përcaktuar edhe numrin e anëtarëve në kuvend të cilët i zgjedhin njësitë zgjedhore.
Për më shumë gjeni vendimet në linkun e bashkangjitur:
Po ashtu në këtë takim, KQZ ka vendosur edhe hapjen e afatit për garën zgjedhore për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së.
Gara do të jetë e hapur nga data 30/05/2023 deri me 05/06/2023 në ora 14:00.
Kriteret e kandidimit:
- Aplikacionet për kandidim për anëtarë të Kuvendit tërhiqet i protokoluar në zyret e OFTK-së
- Kandidati mund të kandidojë vetëm në njësinë zgjedhore në të cilën është certifikuar në listën votuese.
- Kandidati duhet të ketë nënshkrimet mbështetëse të së paku 5 anëtarëve të cilët duhet të jenë nga lista zgjedhore – njësia zgjedhore e njejtë me kanidatin.
- Një anëtarë nga lista votuese, mund të mbështesë vetëm një kandidat për Kuvend të OFTK-së
- Kandidati i cili aplikon për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së, nuk mund të jap nënshkrim mbështetës për vete dhe as për kandidatë të tjerë
- Aplikacionet për kandidim për anëtarë të Kuvendit dorëzohen në zyret e OFTK-së brenda afatit të përcaktuar në paragrafin e I-rë
Për më shumë gjeni vendimet dhe kriteret e kandidimit në listën e bashkangjitur:
Lista e vendimeve të KQZ-së për certifikimin e njësive zgjedore: