Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaBALLINACERTIFIKOHEN LISTAT PËRFUNDIMTARE ZGJEDHORE DHE HAPET GARA E KANDIDIMIT PËR KUVENDIN E...

CERTIFIKOHEN LISTAT PËRFUNDIMTARE ZGJEDHORE DHE HAPET GARA E KANDIDIMIT PËR KUVENDIN E OFTK-SË

NJOFTIM – CERTIFIKOHEN LISTAT PËRFUNDIMTARE ZGJEDHORE DHE HAPET GARA E KANDIDIMIT PËR KUVENDIN E OFTK-SË

Të nderuar anëtarë të OFTK-së,

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve me datën 29/05/2023, pas përfundimit të të gjitha procedurave të ankesave ndaj listës preliminare, ka certifikuar listën përfundimtare të anëtarëve me të drejtë vote, me c’rast ka përcaktuar edhe numrin e anëtarëve në kuvend të cilët i zgjedhin njësitë zgjedhore.

Për më shumë gjeni vendimet në linkun e bashkangjitur:

Po ashtu në këtë takim, KQZ ka vendosur edhe hapjen e afatit për garën zgjedhore për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së.

Gara do të jetë e hapur nga data 30/05/2023 deri me 05/06/2023 në ora 14:00.

Kriteret e kandidimit:

  • Aplikacionet për kandidim për anëtarë të Kuvendit tërhiqet i protokoluar në zyret e OFTK-së
  • Kandidati mund të kandidojë vetëm në njësinë zgjedhore në të cilën është certifikuar në listën votuese.
  • Kandidati duhet të ketë nënshkrimet mbështetëse të së paku 5 anëtarëve të cilët duhet të jenë nga lista zgjedhore – njësia zgjedhore e njejtë me kanidatin.
  • Një anëtarë nga lista votuese, mund të mbështesë vetëm një kandidat për Kuvend të OFTK-së
  • Kandidati i cili aplikon për anëtarë të Kuvendit të OFTK-së, nuk mund të jap nënshkrim mbështetës për vete dhe as për kandidatë të tjerë
  • Aplikacionet për kandidim për anëtarë të Kuvendit dorëzohen në zyret e OFTK-së brenda afatit të përcaktuar në paragrafin e I-rë

Për më shumë gjeni vendimet dhe kriteret e kandidimit në listën e bashkangjitur:

1. Njësia Zgjedhore Prishtinë

2. Njësia Zgjedhore Prizren

3. Njësia Zgjedhore Pejë

4. Njësia Zgjedhore Gjakovë

5. Njësia Zgjedhore Gjilan

6. Njësia Zgjedhore Ferizaj

7. Njësia Zgjedhore Mitrovicë

Lista e vendimeve të KQZ-së për certifikimin e njësive zgjedore:

Ferizaj

Gjakovë

Gjilan

Mitrovicë

Pejë

Prishtinë

Prizren

Më të lexuarat