Fillimisht falënderojmë të gjithë anëtarët e OFTK-së si dhe profesionistët tjerë shëndetësorë,për pjesëmarrjen dhe në të njëjtën kohë ndihmën në mbarëvajtjen e kësaj Konference, ku ishte një përvojë e mirë për ne.
Pjesëmarrës në këtë Konferencë ishin 638 persona që e bënë edhe më madhështore këtë event i cili ishte i një rëndësie të madhe për ne. E themi këtë, sepse pjesëmarrja jo vetëm vendore, por edhe e atyre të rajonit dhe atyre ndërkombëtarë na bënë që të ndihemi shumë të vlerësuar.
Ajo që i shtoi madhështinë kësaj Konference ishin prezantimet përmbajtësore, ligjëratat dhe diskutimet që u bënë nga të pranishmit që ishin fizikisht, por edhe ata në mënyrë virtuale.
Në emër të Odës i falenderojmë ata që ishin pjesë e Konferencës si: përfaqësuesin e Ministrisë së Shëndetësisë, zotëri Milazim Gjocaj, zonjën Esther-Mary D’Arcy, presidente e Fizioterapisë Botërore për rajonin e Evropës, kryetarin e Odës së Sllovenisë, Tine Kovačič, përfaqësuesen e Odës Kroate, Iva Lončarič-Kelečič, zotëri Faton Daci, nga Shoqata Shqiptare e Fizioterapeutëve, zotëri Florenc Spaho, deputet i Parlamentit të Shqipërisë, zotëri Bekim Haxhiu, nga Parlamenti i Kosovës, zonja Patricia Maria Duarte Almeida, kryetare e Rrjetit Evropian të Fizioterapisë në Arsimin e Lartë, profesoreshën Hajrie Hundozi-Hysenaj, profesor Petrit Bare, profesoreshën Ilirjana Zekja, profesoreshën Erda Qorri, profesoreshën Snježana Schuster, profesoreshën Eva Uršej, profesor Mehmet Kurtaran, zotëri Besim Kodra, kryetar i Shoqatës së të Drejtave të Pacientëve, profesoreshën Merita Martinaj Qorolli, profesor Ismet Shalaj, profesor Zheralldin Durguti, Arben Krasniqi, profesor Eqrem Gara dhe të gjithë bashkëpunëtorët tanë.
Ju falënderojmë shumë!
Me respekt,
Feim Gashi –kryetar i OFTK-së.