Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ju uron të gjithë anëtarëve të saj Ditën Botërore të Fizioterapisë. Urojmë që në këtë ditë të ketë unitet dhe angazhim të pakusht në gjithë komunitetin e fizioterapisë në rehabilitimin e pacientëve në këtë kohë dhe pas Covid-19, po ashtu me punën profesionale të ngrisim rolin thelbësorë të Fizioterapisë që ka në shëndet dhe mirëqenie. Fokusi i Ditës Botërore të Fizioterapisë për këtë vit është rritja e vetëdijësimit lidhur me rolin krucial të Fizioterapisë në menaxhimin dhe rehabilitimin e Long-Covid. Organizata Botërore e Shëndetësisë rekomandon që rehabilitimi i Long-Covidit duhet të përfshijë edukimin e njerëzve për rifillimin e aktiviteteve të përditshme në mënyrë konservative, me një ritëm të përshtatshëm që është i sigurt dhe i menaxhueshëm për nivelet e energjisë brenda kufijve të simptomave aktuale dhe ushtrimet nuk duhet të shtyhen deri në lodhje ose përkeqësim të shëndetit. Në këtë ditë feste të përbashkët ju urojmë shëndet, suksese në punën tuaj dhe inkurajojmë secilin Fizioterapeut që sot gjatë ditës të na dërgojnë fotografi gjatë ushtrimit të profesionit për ti postuar në Web faqen e Fizioterapisë Botërore.
Me respekt OFTK!
Orari i punës / Opening Hours
Orai i punës : E hënë – E premte 08:00-16:00. Puna me palë: E hënë – E premte 8:30-11:30 Working hours: Monday - Friday 08:00-16:00. Pair work: Monday - Friday 8:30-11:30