Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeRRETH FIZIOTERAPISËAktivitetet e OFTKI/e nderuar anëtarë i OFTK-së

I/e nderuar anëtarë i OFTK-së

Duke qenë se emri i juaj gjendet në listën e  anëtarëve që kanë obligime të pa përmbushura të anëtarësimit ndaj OFTK-së për vitin 2021, ne shfrytëzojmë rastin t’ju njoftojmë edhe njëherë se afati i fundit për përmbushjen e këtyre obligimeve është 1 shtator 2021 (Neni 40, paragrafi 2 i Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësorë nr. 04/L-150, përcakton obligimin mbi anëtarësim vjetor)

Pas tejkalimit të këtij  afati  në përputhje me nenin 25 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor nr.04/L-150 dhe nenin 13, paragrafi 4 të Statutit të OFTK-së , në mënyrë automatike duhet të fillojmë procedurën disiplinore për shqiptimin e masës tërheqja e përkohshme ose e përhershme e licencës dhe/ose fshirja e profesionistit shëndetësor nga regjistri.

Shfrytëzojmë rastin t’ju informojmë se anëtarësimi në OFTK është kusht thelbësor për ushtrimin e profesionit të fizioterapeutit  sipas nenit 8 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor.

Prandaj, kërkojmë nga ana juaj që ti përmbaheni afatit dhe të përmbushni  detyrimet ligjore të përcaktuar ndaj OFTK-së. 

Ne kërkojmë falje paraprakisht për rastet të cilat mund të kenë pranuar këtë njoftim edhe pse mund të mos kenë pasur asnjë detyrim të pa përmbushur ( Është fjala për anëtarët që kane përfunduar pagese po nuk kane dërguar dëshmin e fletëpagesës në  emali )

Për të përmbushur detyrimet hyni në  web oftk-ks.org duke u kyçur në  platformën online  tërheqin  faturën për pagese të anëtarësisë . Në fature përshkruar emrin e juaj dhe vitin për të cilat bëni pagesën.

Dëshmia e pagesës dorëzohet në emali adresën oda.oftk@gmail.com  po ashtu të njëjtën e ngarkoni në profilin tuaj tek ngarko dokumentet.

Për çfarëdo paqartësie ju lutem na shkruani na kontaktoni në tel 045/460-551

Me respekt OFTK

Më të lexuarat