Të nderuar anëtarë,
Pas takimit të Këshillit Drejtues është vendosur që të jepet afati 15 ditë për përmbushjen e obligimeve ligjore ndaj OFTK-së si kushte për ushtrimin e veprimtarisë së fizioterapeutit në Kosovë.Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, fton të gjithë anëtarët e sajë të cilët kanë obligime për taksën e anëtarësisë për të paktën një nga vitet 2017,2018,2019 që brenda periudhës 15 ditë nga ky njoftim ti përmbushin këto obligime. Anëtarët të cilët nuk kanë përmbushur këto obligime ligjore do të njoftohen me sms ose email.OFTK njofton se pas kalimit të kësaj periudhe në mbështetje të nenit 13 i statutit të OFTK-së është e obliguar të fillojë procedurën disiplinore ndaj këtyre anëtarëve dhe shqiptimin e masës disiplinore fshirjen e profesionistët shëndetësor nga regjistri i anëtarëve dhe tërheqjen e përkohshme të licencës dhe njoftimin e organeve përgjegjëse si Inspektoratin Shëndetësorë për nxjerrjen e këtij vendimi. OFTK po ashtu kërkon nga anëtarët e sajë të cilët janë duke ushtruar profesionin me licencë të skaduar, që ri licencimin ta kryejnë brenda periudhës 15 ditore. Pas kalimit të këtij afati, OFTK është e detyruar të njoftojë organet mbikëqyrëse si Inspektoratin Shëndetësor dhe institucionet shëndetësore në të cilat këta anëtarë janë duke ushtruar profesionin, se ushtrimi i veprimtarisë së fizioterapeutit nga këta persona është i kundërligjshëm dhe si të të tillë nuk mund të ushtrojnë veprimtarinë e fizioterapeutit në territorin e Republikës së Kosovës.
Me respekt,OFTK