Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeLAJMETREKOMANDIME PËR ANËTARËT E ODËS SË FIZIOTERAPEUTËVE TË KOSOVËS​

REKOMANDIME PËR ANËTARËT E ODËS SË FIZIOTERAPEUTËVE TË KOSOVËS​

Të nderuar anëtarë të OFTK-së:

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton anëtarët e që me fillimin e punës të zbatojnë rekomandimet e Komitetit për Monitorimin e Sëmundjeve  ngjitëse  në Kosovë .

Të nderuar nga data 18.05.2020, Ministria e Shëndetësisë ka vendosur që edhe Fizioterapia të fillojë punën, por që duhet t’u përmbahemi masave të vëna nga Ministria dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike. Falënderojmë Ministrinë e Shëndetësisë që në fazën e dytë lehtësuese ka vendosur të përfshihet edhe Fizioterapia, kur dihet nevoja që kanë qytetarët për ndihmën tonë.

Andaj edhe një here kërkoj nga ana juaj që t’i përmbaheni të gjitha rregullave sa i përket masave mbrojtëse në mënyrë që shërbimi ynë për qytetarët të jetë i denjë dhe në të njëjtën kohë të kontribuojmë që pandemia Covid-19 të mos përhapet.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës është e mendimit se kujdesi Fizioterapeutik duhet të vazhdojë të funksionojë, pacientët duhet të jenë në gjendje të marrin trajtim vetëm me aplikimin e masave paraprake mbrojtëse dhe respektimin e udhëzimeve të Ministris së Shëndetësis dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike  të Republikës së Kosovës.

Më poshtë I keni rekomandimet e dhëna që duhet t’u përmbahemi:

  1. OFTK rekomandon që të gjitha ordinancat Fizioterapeutike të organizojnë punën sipas udhëzimeve të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
  2. OFTK rekomandon që të caktohet për të gjithë termin paraprakisht për të mos krijuar grumbullim të pacientëve.
  3. Rekomandim i OFTK është që secili fizioterapeut detyrohet të marrë nga pacienti anamnezën të përfshira të gjitha informacionet e nevojshme që ndërlidhen me gjendjen epidemiologjike e në vecanti me vatrat e krizës dhe historikun familjar të pacientit.
  4. Në situata të dyshuara për simptomatologji të Covid-19, menjëherë të njoftohet Qendra e Thirrjeve e cila është në dispozicion 24 orë në nr. 03820080800
  5. Para se tē fillohet puna me pacientë tē bëhet organizimi i ordinancave, pastrimi dhe dezinfektimi.
  6. Të gjithë Fizioterapeutët t’i kushtojnë vëmendje detyrimit të bartjes së veshjeve mbrojtëse.
  1. Të gjithë Fizioterapeutët t’i kushtojnë vëmendje përdorimit të dorezave.
  2. Të gjithë Fizioterapeutët t’i kushtojnë vëmendje detyrimit të bartjes së maskave.
  3. Të gjithë Fizioterapeutët t’i kushtojnë vëmendje distances prej 2m.
  4. Të gjithë Fizioterapeutët t’i kushtojnë vëmendje bartjes së syzeve.
  5. Të gjithë Fizioterapeutët t’i kushtojnë vëmendje dezinfektimit të rregullt të hapësirave dhe pajisjeve pas trajtimit të secilit pacient.
  6. Rekomandim tjetër është se në rast se ndonjë pacient i dyshuar ka qëndruar në ordinancë, vendi duhet të dezinfektohet dhe duhet të lajmërohet Qendra e Thirrjeve.
  7. Tē vendoset rendi ashtu që të jenë të përcaktuar qartë distanca në mes të Fizioterapeutëve dhe pacientëve.

Mbesim me shpresën që puna juaj siç e keni dëshmuar gjithnjë do të ecën mbarë dhe pa probleme.

Me respekt

OFTK

Previous article
Next article

Më të lexuarat