Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaLAJMETDEKLARATË E PËRBASHKËT PUBLIKE

DEKLARATË E PËRBASHKËT PUBLIKE

Në këtë takim janë paraqitur sfidat që burojnë nga secili sektor dhe profil profesional, duke vlerësuar edhe aspektin e sigurisë dhe shëndetit në punë në rrethanat aktuale në të cilat profesionistët shëndetësor janë duke ofruar shërbimet shëndetësore. Siguria dhe shëndeti në punë janë parakushte themelore që duhet siguruar për të qenë e mundshme cilësia në luftimin dhe parandalimin e pandemisë COVID 19.

Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe nevoja dhe rëndësia e stimulimit të profesionistëve shëndetësor, si dhe zbatimin korekt të pakos emergjente për pagesat shtesë për punën gjatë pandemisë, në të dy sektoret, ate publik dhe privat. Kjo, për shkak të dëmeve që janë bërë sektorit privat sidomos sektorit të stomatologjisë dhe terapisë fizikale Me këtë rast, në mënyrë unanime shprehim mbështetjen e kërkesave të adresuara nga FSShK-ja që në kuadër të pakos emergjente subvencioni financiar të përfshijë edhe punëtorët e stafit mbështetës dhe mirëmbajtës në sektorin e shëndetësisë, duke e rikonfirmuar sistemin shëndetësor si komplementar dhe unik në kuptim organizativ.

Pjesëmarrësit janë dakorduar që takimet e tilla të vazhdohen edhe në të ardhmën, duke u përpjekur që kërkesat dhe sugjerimet në raport me institucionet publike dhe private të bashkërendohen dhe me qëllim të përmirësimit dhe përparimit të gjendjes së kushteve profesionale dhe socio-ekonomike të jenë të drejtuara në mënyrë i institucionale dhe gjithëpërfshirëse.

Organizatat tona shprehin gatishmërinë e bashkëpunimit dhe koordinimit me të gjitha institucionet publike dhe private të sektorit të shëndetësisë, duke mirëpritur çdo komunikim dhe ftesë për të dhënë kontributin që u takon organizatave tona.

Me solidaritet,

Prishtinë, 29 prill 2020

Më të lexuarat