Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaLAJMETINFORMIM MBI VEPRIMTARINË E ORDINANCAVE FIZIOTERAPEUTIKE DHE PAKON FISKALE EMERGJENTE NGA QEVERIA...

INFORMIM MBI VEPRIMTARINË E ORDINANCAVE FIZIOTERAPEUTIKE DHE PAKON FISKALE EMERGJENTE NGA QEVERIA E KOSOVËS

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës në koordinim me Ministrinë e Shëndetësisë ju njofton se:

– Veprimtatia e institucioneve shëndetësore private fizioterapeutike mbetet e ndaluar; – Vendimi i Ministrisë së Shëndetësisë nr. 21/03/2020 i datës 20/03/2020 për ndalimin e punës së institucioneve private është në fuqi dhe nuk ka ndryshuar.

Për çfarëdo ndryshimi lidhur me këto vendime, Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës do t’ju mbajë të informur.

Gjithashtu, ju informojmë se ka filluar pranimi i kërkesave për beneficionet nga pakoja fiskale emergjente e Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Aplikimi dhe parashtrimi i kërkesave bëhet online nëpërmjet web faqes së Administratës Tatimore të Kosovës përmes linkut EDI të sistemit elektronik https://edeklarimi.atk-ks.org/Account/Login?ReturnUrl=%2F

ATK shqyrton individualisht secilën kërkesë dhe vendosë mbi lejueshmërinë e saj.

Për informata shtesë kontaktoni me Administratën Tatimore të Kosovës: Tel. 038 200 250 Email: [email protected]

Me respekt, Kryetari i OFTK-së Ass MSci Feim Gashi PT

Më të lexuarat