Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) në mbështetje të kompetencave ligjore të të përcaktuara në Nenin 10, paragrafi 1.1 dhe 1.11 të Ligjit për Odat e Profesionistëve Shëndetësor (Nr.04/L-150), OFTK detyrë kryesore ka përfaqësimin dhe mbrojtjen e interesave profesionale të anëtarëve të Odës në ushtrimin e profesionit, dhe përfaqësimi i interesave profesionale dhe sociale të profesionistëve shëndetësor dhe bashkёpunёtorёve tjerë. OFTK vlerëson lartë përkushtim e Qeverisë së Kosovës për masat e marra dhe menagjimin e situatës me pandemin COVID 19. Me anë të kësaj shkrese OFTK ju përcjell shqetësimet e anëtarëve të sajë për mos përfshirjen e komunitetit të fizioterapeutëve në planit operacional për pakon fiskale emergjente, përkundër ndalesës së veprimtarisë që kanë me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë e marrë me nr.21/III/ 2020 të datës 20/03/2020 në pikat II dhe III ka urdhëruar mbylljen e të gjitha ambulantave fizioterapeutike. Masat e ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë së Kosovës drejtëpërdrejti janë reflektuar në sektorin privat fizioterapeutik, duke ndërprerë aktivitetin e këtij sektori dhe duke i sjellur në pamundësi për të kryer kompenzimin e obligimeve dhe pagesave të pagave ndaj të punësuarve. Andaj në emër të anëtarëve të OFTK-së kërkojmë urgjentisht të ndërmerret veprime për plotësim ndryshimin e vendimit të ministrit të MFT mbi miratimin e planit operacional në të cilin do të përfshihej edhe kërkesat e anëtarëve tonë si, të sigurohen pagat nga Qeveria për ambulancat fizioterapeutike në sektorin privat, për të gjitha bizneset, të cilave Ministria e Shëndetësisë me vendimin numër nr.21/III/ 2020 të datës 20/03/2020 ua ka ndërprerë veprimtarinë, Qeveria e Republikës së Kosovës të kompensojë shpenzimet e qirasë së objekteve të ambulancave specialistike private të cilat janë mbyllur me vendim të Ministrisë së Shëndetësisë si dhe të zgjatet me automatizëm afati i licencave të operimit, për të gjitha licencat të cilave u ka skaduar afati, deri në marrjen e ndonji vendimi tjetër. Duke shpresuar në mirëkuptimin e juaj, shfrytëzojmë rastin të shprehim gadishmërinë e anëtarëve tonë për ndihmë Qeverisë së Republikës së Kosovës, në përballimin e kësaj situate.
Me Respekt Ass MSci Feim Gashi PT MSc Kryetar i odës së Fizioterapeutëve të Kosovës President the Kosovo Chamber of Physiotherapists