Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeBALLINAOFTK dhe ER-WCPT do organizojnë mbledhjen e përgjithshme të regjionit të Evropës...

OFTK dhe ER-WCPT do organizojnë mbledhjen e përgjithshme të regjionit të Evropës në Prishtinë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka kënaqësinë të ju njoftojë një nga arritjet më të jashtëzakonshme, të drejtën për organizimin dhe mbajtjen e mbledhjes së përgjithshme të Fizioterapisë Botërore-Regjioni i Evropës në Prishtinë.
Ky do të jetë takimi i 15-të me radhë dhe do të mbahet më 14-15 maj të vitit 2026.

Ky është një moment historik për mjekësinë, profesionin e fizioterapisë dhe për Republikën e Kosovës. Vetëm gjashtë vite pas pranimit në WCPT, falë angazhimit të palodhshëm dhe
përkushtimit profesional, kemi fituar besimin e Bordit Ekzekutiv të ER-WCPT për të organizuar këtë ngjarje të madhe. Njëherit i falënderojmë anëtarët e Bordit Ekzekutiv të ER-WCPT-së
Esther-Mary D’Arcy, Carmen Suárez, Tim Németh, Michele Cannone dhe Katri Partanen.

Në mbledhjen e përgjithshme do të marrin pjesë të gjithë kryetarët dhe përfaqësuesit e organizatave të fizioterapisë nga Evropa.

Kryetari i OFTK-së Prof. Ass. Feim Gashi PhD PT për këtë arritje e falënderon ekipën Prof. Dr. Sci. Zheralldin Durguti, Krenare Dreshaj-Ukelli PhD dhe Visar Bllaca PhD, për angazhimin e tyre për të fituar të drejtën e mbajtjes së ‘General Meeting’ të ER-WCPT-së në Prishtinë.

Organizimi dhe mbajtja e ‘General Meetings’ do të ndodh në përvjetorin e dhjetë të themelimit të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës. OFTK për kaq pak vite po e shkruan
historinë duke e shndërruar Kosovën në qendër botërore të fizioterapisë.

Kjo ngjarje do të kontribuojnë në avancimin dhe afirmimin e profesionit dhe rolit të fizioterapisë në Kosovë.

Me respekt,
kryetari i OFTK-së
Prof Ass Feim Gashi PhD PT


OFTK and ER-WCPT to Organize the European Region General Meeting in Pristina
The Kosovo Chamber of Physiotherapists is pleased to announce one of its most extraordinary achievements – the right to organize and host the General Meeting of World Physiotherapy – European Region in Pristina.
This will be the 15th consecutive meeting and is scheduled to take place on May 14–15, 2026.
This is a historic moment for medicine, the physiotherapy profession, and for the Republic of Kosovo. Just six years after becoming a member of WCPT, thanks to tireless commitment and professional dedication, we have earned the trust of the Executive Board of the ER-WCPT to host this major event.
We would like to express our sincere thanks to the members of the ER-WCPT Executive Board: Esther-Mary D’Arcy, Carmen Suárez, Tim Németh, Michele Cannone, and Katri Partanen.
All presidents and representatives of physiotherapy organizations from across Europe will participate in the General Meeting.
The President of OFTK, Prof. Ass. Feim Gashi, PhD, PT, expresses his gratitude for this achievement to the team members Prof. Dr. Sci. Zheralldin Durguti, Krenare Dreshaj-Ukelli, PhD, and Visar Bllaca, PhD, for their efforts in securing the right to host the ER-WCPT General Meeting in Pristina.
The organization and hosting of the General Meeting will coincide with the 10th anniversary of the founding of the Kosovo Chamber of Physiotherapists. In just a few years, OFTK is writing history by turning Kosovo into a global center of physiotherapy.
This event will contribute to the advancement and affirmation of the profession and role of physiotherapy in Kosovo.
Respectfully,
President of OFTK
Prof. Ass. Feim Gashi, PhD, PT

Më të lexuarat