Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për Kongresin e III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë i cili do të mbahet në Prishtinë.
Krahas përgatitjeve është finalizuar edhe agjenda e Kongresit dy ditor.
Kongresi do të fillojë të premten më 25 prill në Hotelin Emerald në Prishtinë. Regjistrimi fillon nga ora 14:00 deri në 15:00, ndërsa do të pasojë ceremonia e hapjes së punimeve me fjalimet hyrëse.
Në ditën e parë gjithashtu do të mbahen edhe dy sesione me ligjërues ndërkombëtar dhe vendor.
Punimet e Kongresit do të vazhdojnë të shtunën më 26 prill. Regjistrimi do të bëhet nga ora 09:00, ndërsa prezantimet do të fillojnë nga ora 09:30.
Në ditën e dytë janë planifikuar gjashtë sesione gjithashtu me ligjërues ndërkombëtar dhe vendor.
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës i uron mirëseardhje të gjithë anëtarëve dhe profesionistëve tjerë shëndetësor.
Me respekt,
OFTK