Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeBALLINASQARIM PËR ANËTARËT E OFTK-së: Pa kompromis ndaj tendencës të falsifikimit të...

SQARIM PËR ANËTARËT E OFTK-së: Pa kompromis ndaj tendencës të falsifikimit të dokumenteve

OFTK do të jetë e pa kompromis ndaj tendencës të falsifikimit të dokumenteve (certifikatave, diplomave etj) në lidhje me edukimin e vazhdueshëm profesional!

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton të gjithë anëtarët e sajë se tentimi për mashtrim përmes dokumenteve të falsifikuara paraqet vepër penale e cila si e tillë është e paraparë edhe me Kodin Penal të Kosovës në nenin 390 “Kushdo që përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit të atij dokumenti si origjinal ose me dije përdor dokumentin e falsifikuar apo të ndryshuar si origjinal, dënohet me gjobë ose me burgim deri në katër (4) vjet”

Për më tepër Ligji për Odat e Profesionistëve Shëndetësor nr. 04/L-150 neni 43 paragrafi 2, obligon Odat e Profesionistëve Shëndetësor “të njoftojnë organet kompetente të ndjekjes, organet kompetente gjyqësore dhe Ministrinë përkatëse për Shëndetësi për procedurë disiplinore që udhëhiqet ndaj anëtarëve të Odës nga organet e Odës si dhe procedurën e licencimit, ri-licencimit dhe revokimit të licencës nëse dyshohet se në këto procedura ekziston dyshimi i bazuar që është kryer vepër penale.”

Prandaj, OFTK konform dispozitave të lartë cekura do të ndërmarrë hapat e ndjekjes penale në institucionet përgjegjëse ndaj të gjithë anëtarëve të cilët tentojnë të mashtrojnë përmes paraqitjes së dokumenteve të falsifikuara.

OFTK do të jetë e pa kompromise në luftimin e kësaj dukurie

Me respekt,

OFTK

Më të lexuarat