Procesi i votimit për plotësimin e vendeve për anëtarë të Kuvendit të Odës po shkon në rregull sipas procedurave.
Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor të OFTK-së kanë dalë për mbikëqyrje rreth mbarëvajtjes së procedurave të zgjedhore në Njësinë Zgjedhore 01.PRISHTINË dhe 06.GJILAN.
Deri më tani e gjithë procedura zgjedhore ka shkuar në përputhshmëri me të gjitha procedurat e parapara sipas legjislacionit ku në njësinë zgjedhore 01.PRISHTINË kemi 74 votues, ndërsa në njësinë zgjedhore 06.GJILAN 11 votues.
I bëjmë thirrje të gjithë fizioterapeutëve që figurojnë në listën e votuesve të certifikuar nga KQZ, për të votuar në vendvotimet e caktuara:
01.PRISHTINË – Hapësirat e OFTK, Kompleksi i QKUK, Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, Kati I, Prishtinë, Kosovë, nga ora: 07:00 – 15:00.
06.GJILAN – Spitalin Regjional të Gjilanit, në Sallën e Konferencave në Drejtorinë, kati III, në objektin e Administratës, Gjilan, nga ora: 07:00 – 15:00.
Lista e votuesve është publikuar në web faqen zyrtare të OFTK-së.
Për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin zgjedhor, mund të kontaktoni me komisionin e zgjedhjeve të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.
Nr.tel: +383 (0) 45 460 551
Email: kqz.oftk@gmail.com
Me respekt,
KQZ/OFTK.