Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, për nder të ditës Botërorë të Fizioterapisë #WorldPTDay
Ju njoftojmë se OFTK me datë 07.09.2024 në ora 10:00 do të organizojë Konferencën e III-të Ndërkombëtare të Fizioterapisë me temë: “ Roli i Fizioterapisë në menaxhimin dhe parandalimin e dhimbjeve të pjesës së poshtme të shpinës ” të akredituar nga Komisioni për Edukim të Vazhdueshëm Profesional i OFTK-së.
Aktiviteti është akredituar me pikë kredituese prej:
20 pikë për pjesëmarrësit aktiv dhe
15 pikë për pjesëmarrësit pasiv.
Në Konferencën e III-të Ndërkombëtar të Fizioterapisë të drejt pjesëmarrje kane vetëm anëtarët e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, pagesa është 20 euro aktiviteti do të mbahet në platformën zoom
Regjistrimi bëhet në linkun në vazhdim:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfIdKzL1N-BQ7CQn9E-gmmXa7242YWwhMbrYKBotNrTBT_ezQ/viewform
Vëmendje : Ju lutem të keni kujdes në plotësimin e të dhënave gjatë regjistrimit, duke pas parasysh se të njëjta të dhëna do të konfigurojnë në certifikatën tuaj të pjesëmarrjes!
Pas verifikimit të regjistrimit tuaj, Shërbimi Profesional i OFTK-së do të ju dërgoj agjendën dhe linkun për kyçje në emalin tuaj.
Pagesa të realizohet në xhirollogarinë bankare të OFTK-së NLB -1701001600082047 (ju lutem në fletëpagesë të vendosni emrin dhe mbiemrin tuaj)!
Për çdo informatë shtese ju lutem mos hezitoni të na kontaktoni në tel. 045/460-551 ose në emali info@oftk-ks.org
Me respekt,
OFTK