Të nderuar anëtarë pas pranimit të shumë kërkesave nga ana e juaj, lidhur me akreditimin e programeve për Edukim të Vazhdueshëm Profesional si: Kongrese, Konferenca, Work Shop dhe Simpozium, ju informojmë se të gjitha programet që zhvillohen në kuadër të EVP-së dhe nuk janë të akredituara nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) nuk do të ju njihen pikët kredituese.
Ne si OFTK i njohim të gjitha akreditimet të cilat janë të organizuar nga Odat e tjera të Profesionisteve Shëndetësor, por nuk i pranojmë pikët kredituese nga organizimet e palës se tretë të cilat kanë vetëm për synim përfitimin e tyre material dhe jo avancimet e reja profesionale.
Çdo anëtar i OFTK-së për çdo paqartësi mund të na kontaktoj në nr. tel 045/460-551 dhe për mes e-malit info@localhost për tu informuar me detajisht për çdo aktivitet të akredituar në OFTK dhe ju informojmë se çdo aktivitet i akredituar në OFTK ka për obligim që të përdorë sqarim mbi akreditimin nga ana jonë.