Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaBALLINAKQZ i certifikon anëtarët e zgjedhur të Kuvendit dhe hap garën për...

KQZ i certifikon anëtarët e zgjedhur të Kuvendit dhe hap garën për kryetar të OFTK-së

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka certifikuar Listën e kandidatëve për anëtarë të ri Kuvendit të legjislaturës së tretë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.

“Ky vendim sipas paragrafi II, bazohet në faktin se nuk ka më shumë kandidat për kandidim sipas Njësive Zgjedhore te parapara ne Rregullore per Zgjedhjen e Organeve të OFTK-sëë, pasi që numri i kandidatëve të certifikuar si kandidatë për anetarë të Kuvendit nuk tejkalon numrin e anëtarëve të Kuvendit të paraparë me rregulloren e Kuvendit”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Gjeni vendimin e plotë të KQZ-së dhe listën e kandidatëve të cetifikuar:

Lista e antareve te OFTK

KQZ po ashtu ka hapur garën për kandidat për kryetar të OFTK-së.

“Afati për kandidim per Kryetar/e të OFTK-së hapet duke filluar nga ora: 08:00 të dates 12.06.2023 deri në ora: 16:00 të datës: 16.06.2023”, thuhet në vendimin e KQZ-së.

Kandidatët mund të tërheqin fletaplikacionon për kandidim të miratuar nga KQZ, në zyrën e Sekretariatit të KQZ-së të OFTK-së.

Bashkëngjitur e gjeni vendimin e KQZ-së ku janë përfshirë të gjitha detajet dhe kriteret për kandidatët për kryetar:

Vendimi i shpalljes për kandidim për Kryetar të OFTK-së

Me respekt,

KQZ-OFTK

Më të lexuarat