Të nderuar anëtarë të OFTK-së,
Kuvendi i OFTK-së, në mbledhjen e fundit të mbajtur me datë 18.05.2023 ka përcaktuar datën 20 Qërshor 2023 si datë për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme të OFTK-së, duke zgjedhur edhe Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve (KQZ) të OFTK-së, si organ përgjegjës për organizimin dhe mbarvajtjen e këtij procesi.
KQZ fton të gjithë anëtarët e OFTK-së që të shfrytëzojnë votën si mjet demokratik për përcaktimin e përbërjes së organeve të OFTK-së për mandatin 2023 -2027, duke inkurajuar secilin prej jush të jeni pjesë aktiv të këtij procesi.
Në këtë drejtim, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton të gjithë anëtaret e OFTK-së, se ka filluar procedura e verifikimit të të dhënave preliminare të anëtarëve me të drejtë vote.
KQZ fton të gjithë anëtarët të cilët kanë të dhëna ndryshe nga ato të paraqiturat në OFTK, që kërkesën për ndryshimin e të dhënave të tyre apo njësisë zgjedhore ta bëjnë në zyret e OFTK-së deri me 26/05/2023 në ora 16:00.
Anëtarët të cilët kërkojnë ndryshimin e të dhënave të tyre apo njësisë zgjedhore, kërkesës për ndryshim e të dhënave duhet t’i bashkangjesin:
– dokumenti i lëshuar nga autoritet komunale të vendbanimit – ekstrakti (për ndyshimin e vendbanimit)
– vërtetimit nga punëdhënësi dhe pasqyrës së trustit për 6 mujorin e fundit (ndryshimin e vendit të punës)
Po ashtu, kërkesa për ndryshim të njësisë zgjedhore (vendvotimit) mund të bëhet edhe nga anëtarët të cilët veprimtarinë e tyre e ushtrojnë në kuadër të Instiucioneve Arsimore.
Të gjithë anëtarët verifikimin e qendrës së votimit mund ta bëjnë përmes llogarisë së tyre në Platformen Online të OFTK.
Vërejtje: Kërkesa për ndryshim mund të paraqiten personalisht vetem në zyren e OFTK.
Me respekt,
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të OFTK-së.