Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeLAJMETOda e Fizioterapeutëve të Kosovës me datën 10-11 Dhjetor 2021 mbajti Punëtorinë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës me datën 10-11 Dhjetor 2021 mbajti Punëtorinë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës me datën 10-11 Dhjetor mbajti Punëtorinë për harmonizimin e legjislacionit dhe rregulloreve  të Odës, ku te pranishëm ishin Kryetari i OFTK, anëtarët e Këshillit Drejtues dhe Kryetarët e Komisioneve të Odes së Fizioterapeutëve të Kosovës.

Fillimisht në shqyrtimin e legjislacionit u morën për baze Ligji i Odave të Profesionistëve Shëndetësorë, Statuti i Odës se Fizioterapeutëve të Kosovës të cilat janë baze e funksionimit dhe veprimtarisë se Odës përfshirë këtu edhe praktiken profesionale dhe administrative të zhvilluar nga Oda.

Anëtarët e grupit punues shqyrtuan propozime në lidhje me plotësim ndryshimet e Rregulloreve që afektojnë në profesionalizëm të Odes duke përfshirë këtu edhe harmonizimin dhe përputhshmërinë e plotë të Rregulloreve me Statut te OFTK-së dhe Ligjit për Odat e Profesionisteve Shëndetësorë.

OFTK falënderon  Lux-Dev, për mbështetjen dhe financimin e vazhdueshëm të shumë projekteve dhe punëtorive të ndryshme. Ne veçanti falënderojmë Drejtoreshën e Lux-Dev  znj. Afërdita Ademit për përkrahjen e  plotë ndaj Odës.

Me plot respekt,

Oda e Fizioterapeutëve te Kosovës!

Më të lexuarat