Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaANTARETOFTK fton anëtarët e saj për respektim të kodit Etik

OFTK fton anëtarët e saj për respektim të kodit Etik

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës fton të gjithë anëtarët e saj që gjatë ushtrimit të profesionit, raportet fizioterapeutike të mos lëshohen nga ana e tyre pa përdorur faksimilin zyrtarë të OFTK-së.

Lëshimi i raporteve pa përdorimin e faksimilit zyrtarë të OFTK-së, apo përdorimin e faksimilëve tjerë nga organe jo-kompetente parqet keqpërdorim të detyrës zyrtare të antarit ndaj të cilëve do të iniciohet procedura penale dhe etike për shkeljen e dispozitave ligjore në fuqi.

OFTK tani më vetëm se ka iniciuar rastet e para në organet për mbikëqyrjen profesionale etike ndaj të gjithë anëtareve për të cilët është në njohuri për ekzistimin e dyshimit për shkeljen etike-profesionale dhe tejkalim të kompetencave profesionale.

Në zyrat e OFTK-së ditëve të fundit janë adresuar shumë ankesa, në emër të anëtarëve me pretendimet se nuk kanë respektuar kodin etik dhe tejkalim të kompetencave profesionale, ku ne si OFTK jemi të obliguar që ndaj këtyre pretendimeve të iniciojmë procedure për vërtetësi.

OFTK zotohet se profesionin e fizioterapisë do ta mbajë në nivelin e lartë etikë e profesionale dhe nuk do te lejojmë me asnjë çmim që profesioni fizioterapeutit të keqpërdoret nga individë të caktuar të pa përgjegjshëm të cilët po e dëmtojnë imazhin fizioterapeutit karshi qytetarëve.

Më të lexuarat