Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaKUVENDIRaporti i rregullt i punës së Kuvendit të OFTK-së mbajtur më 17.03.2021

Raporti i rregullt i punës së Kuvendit të OFTK-së mbajtur më 17.03.2021

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ka mbajtur mbledhjen e rregullt të Kuvendit më datë 17.03.2021. Në këtë mbledhje morën pjesë gjithsej 52 anëtarë nga 65 sosh, të rregullt të Kuvendit. Fillimisht kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi, e mori konfirmimin nga anëtarët prezent se kane pranuar ftesën dhe materialin me kohë për mbledhjen e Kuvendit dhe në mënyrë unanime u aprovua agjenda e Kuvendit me këto pika të rendit të ditës:

  1. 1. Aprovimi i Procesverbalit të mbledhjes më 22.12.2020

2.Miratimi Raportit të Punës së OFTK-së për vitin 2020

3. Miratimi i Raportit Financiar të OFTK-së për vitin 2020

4. Miratimi i sistemit e-commerc për realizim të pagesave për anëtarët dhe shërbimet në OFTK

5. Miratimi për plotësim-ndryshim të rregullores për Edukim të Vazhdueshëm Profesional Pika e parë e rendit të ditës: Aprovimi i Procesverbalit të mbledhjes 22.12.2020 dhe Miratimi i Raportit të Punës së OFTK-së, për vitin 2020, u aprovua nga të gjithë anëtarët prezent me gjithsej 52 vota pro, ndërkaq pika e tretë e rendit të ditës : Miratimi i Raportit Financiar të OFTK-së për vitin 2020 u aprovua me gjithsej  51 vota Pro dhe 1 abstenim. Pika e katërt e rendit të ditës: Miratimi i sistemit e-commerc për realizim të pagesave për anëtarët dhe shërbimet në OFTK, pas diskutimit të anëtareve për lehtësim të shërbimeve u aprovua me gjithsej 47 vota pro dhe 5 abstenim. Pika e pestë e rendit të ditës: Miratimi për plotësim ndryshim të Rregullores për Edukim të Vazhdueshëm Profesional, pas diskutimit të anëtareve prezent për plotësim dhe ndryshim të nenit 16, paragrafi 4 i është shtuar paragraf i ri me nr. 5 me këtë përmbajtje “9. Anëtari i OFTK-së pjesëmarrës në aktivitetin e edukimit të vazhdueshëm profesional të mbajtur jashtë Republikës së Kosovës, me rastin e aplikimit për valorizim të pikëve kredituese, sjellë dëshminë mbi akreditimin e atij aktiviteti në shtetin në të cilin është organizuar. 9.1. Aktivitetet të cilat mbahen jashtë territorit të Republikës së Kosovës, për të cilat pala nuk mund të dëshmojë se kanë qenë të akredituara në shtetin organizator, nuk do të njihen si aktivitete të vlefshme nga OFTK, 9.2. OFTK gëzon të drejtën e rivlerësimit të pikëve të aktiviteteve të përshkruara nga paragrafi i I-rë. “ u aprovua me gjithsej 50 vota pro dhe 2 abstenime.

Më poshtë i gjeni të gjitha vendimet e lartcekura:

 

Më të lexuarat