Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

BallinaLAJMETNjoftim nga OFTK

Njoftim nga OFTK

Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës,

Për kundër njoftimeve  të vazhdueshme të OFTK-së, një numër i anëtarëve nuk kanë përmbushur detyrimet e parapara për anëtarësim si kusht për ushtrim të veprimtarisë shëndetësore në Kosovë

Të njëjtit janë ftuar në procedurë disiplinore para organeve të OFTK-së, pas së cilit është marrë vendimi mbi ndërprerjen e anëtarësimit dhe tërheqjen e licencës (Neni 13 Statutit të OFTK-së).

Vendimet tashmë kanë kaluar afatet për ankesë dhe nga tani janë të ekzekutueshme me ç ‘rast nga regjistri i anëtarësisë janë fshirë gjithësej 54 fizioterapeut anëtar të OFTK-së.

Njoftimi mbi këtë vendim do të dërgohet edhe në Inspektoratin Shëndetësorë, për paralajmërim për ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë nga këta anëtarë.

Në linkun poshtë gjeni listën e anëtarëve të cilëve i është revokuar anëtarësimi dhe tërheqja e licencës  

Me respekt OFTK

Më të lexuarat