Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ju njofton, se pas një pune intensive nga sot me datën 02.12.2020 është aktive për shërbimet e ofruara nga OFTK-ë.
Kjo platforme do të ju shërbej të gjithë anëtarëve për qasje më të lehtë në shërbimet e OFTK-së pa qenë fizikisht në zyrë të OFTK-së
Të gjithë anëtarët që janë të regjistruar në regjistrin e OFTK-së, mund të kyçen në platformën online përmes web faqen www.oftk-ks.org me user dhe password që keni pranuar përmes emalit oda.oftk@gmail.com
Ndërsa për anëtarët e ri do të ju pajisën me useri dhe password pas plotësimit të kritereve për anëtarësim dhe Licencim
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK ) fton të gjithë anëtarët që të kyçni dhe të përditësoni të dhënat tuaja, po ashtu të bëni dhe upload( bashkangjitjen ) e të gjithë dokumentacionin të kërkuar nga OFTK, dokumentet duhet të jene të skanuara në formatin PDF dhe jo si foto.
OFTK ju rekomandon që për shkaqe sigurie ne ju rekomandojmë që në qasjen e parë të bëni ndryshimin e fjalëkalimit të juaj.
Vërejtje : Platforma online nga 02.12.2020 deri me 31.12.2020 do të jetë e hapur për testim ku presim vërejtjet dhe sugjerimet e juaja të cilat do të na mundësojnë realizimin e punës sa me efikase.
Ndërsa nga data 01.01.2021 OFTK për të gjithë anëtaret e saj të gjitha shërbimet do ti realizoj vetëm nëpërmjet platformës online
Sot jemi jashtëzakonisht të lumtur që pas pas një pune sistematike dhe të gjatë bashkë me Këshillin Drejtues, organet tjera dhe shërbimin profesional të OFTK-së e në implementimin e jashtëzakonshëm të Abacous Group SHPK pa të cilët realizimi i këtij programi do të ishte i vështir, po arrijmë që të lanësojmë platformën onlinë të shërbimeve për anëtarët e OFTK-së.
OFTK kërkon mirëkuptimin e të gjithë anëtarëve të sajë për problemet teknike që mund të shfaqen në platformë. Ne inkurajojmë anëtarët që cfardo lëshimi të vërejtur gjatë fazës testuese të na informojnë në email adresën oda.oftk@gmail.com.
Së bashku duke ndihmuar njëri tjetrin në shkëmbin e informatave për lëshimet teknik, mund arrijmë që ta lehtsojmë punën e fizioterapeutëve dhe perfektsionizimin e kësaj platforme.
Nëse keni ndonjë pyetje, ju lutem mos hezitoni tëkontaktoni zyrtaret administrative të OFTK-së 045/460-551 044/859-905
Me respekt,
Ass Msci Feim Gashi PT
Kryetar i OFTK-së