Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeLAJMETOda e Fizioterapeutëve të Kosovës, fton të gjithë anëtarët e sajë ti...

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, fton të gjithë anëtarët e sajë ti përmbahen këtij vendimi dhe masave për mbrojtje nga pandemia COVID 19 të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Ministria e Shëndetësisë lejon punën e institucioneve shëndetësore private spitalore te cilat ofrojnë shërbime për rehabilitim fizikal dhe klimatik dhe shërbimet e terapisë fizikale me rehabilitim ?

Të nderuar anëtarë,Ministri i Shëndetësisë z. Armend Zemja ka nxjerrë vendim me të cilin ka shfuqizuar pikën II dhe III të vendimit nr. 05-1519 të dt.20.03.2020 me të cilin ishte ndaluar puna e institucioneve shëndetësore private spitalore te cilat ofrojnë shërbime për rehabilitim fizikal dhe klimatik dhe shërbimet e terapisë fizikale me rehabilitim.

Të gjitha këto institucione mund të punojnë vetëm me 40% të kapaciteteve ekzistuese.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, fton të gjithë anëtarët e sajë ti përmbahen këtij vendimi dhe masave për mbrojtje nga pandemia COVID 19 të përcaktuar nga Ministria e Shëndetësisë.

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, falënderon Ministrinë Zemaj për reflektimin e treguar karshi kërkesave të Fizioterapeutëve.

Me Respekt OFTK

 

Më të lexuarat