TRAJTIMI DISKRIMINUES I FIZIOTERAPEUTËVE
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës në vazhdimësi ka shprehur gatishmërinë e anëtarëve të saj për solidaritet dhe bashkëpunim për ta ndalur virusin dhe për të zvogëluar efektet, shpesh të paparashikuara, të masave të caktuara për të ndaluar përhapjen e COVID-19.
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës rikujton institucionet përgjegjëse shëndetësore, se gatishmëria për ndihmë në përballje me këtë pandemi, në asnjë formë nuk nënkupton ushtrimin e punëve për të cilët Fizioterapeutët nuk janë të licencuar dhe të trajnuar.
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës me shqetësim të thellë ka pranuar shumë ankesa nga anëtarët e sajë në lidhje me trajtimin diskriminues të Fizioterapeutëve gjatë përballjes me pandeminë COVID 19 brenda përbrenda sistemit shëndetësorë të Kosovës dhe me theks te veçantë në kuadër të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK).
Anëtarët e OFTK-së janë të gatshëm edhe më tej të ndihmojmë në përballje me pandeminë ne aspektin profesional për çka jemi të aftësuar, në veçanti tek problemet pulmonare dhe te pasoja që mundet të shkaktoj COVID 19.
Tashmë pas kalimit të më shumë se një muaji të angazhimit të Fizioterapeutëve, kemi pasojat e para të cilat kanë ardhur si rezultat i mos trajnimit të Fizioterapeutëve në përballjen e këtyre pasojave, për dallim nga profesionet tjera për të cilat trajnime të tilla janë mbajtur.
Si rezultat i saj, tashmë të paktën 11 fizioterapeuti kanë rezultuar pozitiv në testin për COVID 19, 3 nga të cilët po përballen në luftë për jetën e tyre.
OFTK përkundër adresimit për disa herë të këtyre shqetësimeve tona, nuk ka gjetur përgjigje nga ana e institucioneve, prandaj jemi të detyruar që ti drejtohemi edhe me këtë njoftim publik.
OFTK kërkon nga organet gjegjëse shëndetësore që në sistematizimin e përkohshëm të kenë parasysh legjislacionin në fuqi, me të cilin përcaktohet se i punësuar i sistemuar përkohësisht nuk mund të jetë në atë detyrë për më shumë se 30 ditë pune. (neni 18, paragrafi 2 i Ligjit të Punësnr. 03/L-212).
Nga përditshmëria e raportimeve të anëtarëve tanë, janë vërejtur me dhjetëra raste kur Fizioterapeutët kanë kryer punët për të cilët ata nuk janë përgjegjës deri edhe në punë fizike të bartjes së bocave te oksigjenit dhe materialeve tjera vetëm e vetëm që të jene në dobi të pacientëve, por se nuk ka pas vlerësim te këtij angazhimi tonë nga bartësit institucional.
Prandaj është zhgënjyese qasja e Qeverise, MSH dhe SHSKUK në raport me profesionstë shëndetësorë të fizioterapisë të cilët janë diskriminuar nga ana e institucioneve, veçmas në lidhje me nëpërkëmbjen dhe diskriminimin e profesionit tonë në raport me masat e parapara në pakon fiskale dhe rimëkëmbjen e ekonomisë dhe vendimet e Qeverisë së Kosovës në lidhje me shtesat në paga në të cilat si profesionist shëndetësor jemi tërësisht të diskriminuar, përkundër se anëtarët tonë kanë qenë të pa rezervë në kontributin e tyre brenda institucioneve shëndetësore në përballje me këtë pandemi
Ne kemi qenë, jemi dhe do të vazhdojmë të qëndrojmë në gatishmëri për ofrim të shërbimit ndaj pacientëve dhe ndihmë institucioneve tona por duke ushtruar vetëm detyrat dhe përgjegjësit tona si profesionistë shëndetësore të fizioterapisë.
Ass.MSci Feim Gashi PT
Kryetar i OFTK-së