Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeLAJMETKOMUNIKATË PËR MEDIA

KOMUNIKATË PËR MEDIA

Odat e Profesionistëve Shëndetësor në bashkë-koordinim me Federatën e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës (FSShK), si organizata që përfaqësojnë interesat profesionale dhe socio-ekonomike të profesionistëve shëndetësor të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e përbashkët të përfaqësuesve, të mbajtur me 01 korrik 2020, në nivel të kryetarëve, kanë analizuar njoftimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës lidhur me vlerësimin e kushtetutshmërisë të Ligjit për Pagat në Sektorin Publik, dhe duke i marrë në konsideratë dhe me shqetësim pozitën, rëndësinë dhe funksionin publik të profesionistëve shëndetësor, i adresojnë kërkesat e tyre të përbashkëta tek Qeveriae Republikës së Kosovës, si në vijim:

–          Të gjithë profesionistëve shëndetësor t’i komepnsohet shtesa mbi pagat aktuale në shumë të referuar sipas katalogut të pagave që ishte i përfshirë në Ligjin e shfuqizuar për pagat e sektorit publik, ndërkaq dieferencat për kategori të veçanta të profesionistëve shëndetësor të diskutohen në afat prej dy javëve të ardhshme. Kjo pasi që Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese nuk ka konstatuar ndonjë parregullësi dhe as shkelje kushtetuese sa i përket pjesës së rregullimit të nivelit të pagave të profesionistëve shëndetësor. Kjo pagesë shtesë të përfshihet në rishikimin e Buxhetit të Republikës së Kosovës në procedurat e plotësimit dhe ndryshimit të Ligjit për Buxhetin e Republikës së Kosovës për Vitin 2020. Pagesat shtesë të jenë të përfshiradhe të zbatueshme deri në miratimin dhe zbatimin e Ligjit të miratuar për Pagat në Sektorin Publik; dhe

  • Të iniciohen të gjitha procedurat legjislative në mënyrë urgjentë me qëllim të procedimit të Ligjit të ri për Pagat në Sektorin Publik, dhe që procedurat e tilla, përfshirë miratimin e të njëjtit në të dy leximet në procedurë parlamentare të përfundojë deri me datë 1 tetor 2020, kështu që të krijohet mundësia që pagat e parapara me Ligjin e ri për Pagat në Sektorin Publik të jenë të përfshira në Ligjin për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2021.

Organizatat nënshkruese të kësaj komunkate për media, presin nga institucionet përgjegjëse se të njëjtat do t’i ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme me qëllim që të mënjanohet gjendja e vështirë e profesionistëve shëndetësor, aq më shumë edhe pas zvarritjes që është bërë me rasttin e shqyrtimit kushtetues pranë Gjykatës Kushtetuese dhe pritjet legjitime që kanë pasur profesionistët shëndetësor gjatë gjithë kësaj kohe.

Organizatat nënshkruese janë plotësisht të vetëdijeshme për gjendjen emergjente në shëndetësi si pasojë e pandemisë COVID-19, andaj dhe shprehin bindjen se nuk do të jenë të detyrueshme që të ndërmarrin masat të tjera legjitime dhe të ligjshme për tu zbatuar kërkesat e tilla që janë të domosdoshme, sidomos në aktualitetin dhe dëshminë notore të kontributit të jashtëzakonshëm të profesionistëve shëndetësor për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve të Republikës së Kosovës. Dhe me këtë rast, Odat e Profesionistëve Shëndetësor do të përkrahin dhe do të ndihmojnë brenda autorizimeve të veta ligjore, çdo veprim sindikal nga FSShK-ja, lidhur me procesin e ngritjes së pagave të të gjithë profesionistëve shëndetësor.

Me shpresë se këto kërkesa do të zbatohen me një urgjencë nga institucionet kompetente, ne jemi të hapur për çfarëdo bashkëpunimi për të ndihmuar institucionet përgjegjëse për zbatimin e mëtutjeshme të kërkesave të tilla.

Me solidaritet,

Prishtinë, 01 korrik 2020

Kryetar i OMK-sëDr. Pleurat Sejdiu, Mr.sci   Kryetar i FSShK-sëDr. Blerim Syla Kryetar i OIK-utMa. Bsc.. Naser Rrustemi  

Më të lexuarat