Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeBALLINAKQZ: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, thirrje anëtarëve për të votuar

KQZ: Procesi zgjedhor po shkon në rregull, thirrje anëtarëve për të votuar

Procesi i votimit për plotësimin e vendeve për anëtarë të Kuvendit të Odës po shkon në rregull sipas procedurave.

Anëtarët e Komisionit Qendror Zgjedhor të OFTK-së kanë dalë për mbikëqyrje rreth mbarëvajtjes së procedurave të zgjedhore në Njësinë Zgjedhore 01.PRISHTINË dhe 06.GJILAN.

Deri më tani e gjithë procedura zgjedhore ka shkuar në përputhshmëri me të gjitha procedurat e parapara sipas legjislacionit ku në njësinë zgjedhore 01.PRISHTINË kemi 74 votues, ndërsa në njësinë zgjedhore 06.GJILAN 11 votues.

I bëjmë thirrje të gjithë fizioterapeutëve që figurojnë në listën e votuesve të certifikuar nga KQZ,  për të votuar në vendvotimet e caktuara:

01.PRISHTINË – Hapësirat e OFTK, Kompleksi i QKUK, Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, Kati I, Prishtinë, Kosovë, nga ora: 07:00 – 15:00.

06.GJILAN – Spitalin Regjional të Gjilanit, në Sallën e Konferencave në Drejtorinë, kati III, në objektin e Administratës, Gjilan, nga ora: 07:00 – 15:00.

Lista e votuesve është publikuar në web faqen zyrtare të OFTK-së.

Për çdo pyetje apo paqartësi lidhur me procesin zgjedhor, mund të kontaktoni me komisionin e zgjedhjeve të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.

Nr.tel: +383 (0) 45 460 551

Email: kqz.oftk@gmail.com

Me respekt,

KQZ/OFTK.

Më të lexuarat