Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeBALLINANJOFTIM nga KQZ-OFTK: Ndryshimi i njësisë zgjedhore për vendvotim

NJOFTIM nga KQZ-OFTK: Ndryshimi i njësisë zgjedhore për vendvotim

NJOFTIM nga KQZ-OFTK

Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës.

Komisioni Qendror Zgjedhor i zgjedhjeve të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës 2023-2027 duke u bazuar në Nenin 18 paragrafi 3 i Rregullores për Zgjedhjen e Organeve të OFTK-së të miratuar nga Kuvendi i OFTK-së të datës 20.12.2022 me nr.Protokoli 1020, ju njofton se kërkesën tuaj për ndryshimin e njësisë zgjedhore (regjionit) për vendvotim mund ta bëni ONLINE.

Kërkesa duhet te jetë e skenuar dhe të bashkangjitura të ketë dokumentet e nevojshme të kërkuara:

– dokumenti i lëshuar nga autoritet komunale të vendbanimit – ekstrakti (për ndryshimin e njësisë zgjedhore sipas e vendbanimit)

– vërtetimit nga punëdhënësi dhe pasqyrës së trustit për 6 mujorin e fundit (ndryshimin e njësisë zgjedhore sipas vendit të punës).

Vërejtje: Kërkesa duhet të skenohet me ngjyra dhe duhet të përmbaj nënshkrimin e parashtruesit/es të kërkesës te bashkangjitur me dokumentet e lartëcekura. Afati për dorëzimin e kërkesës është deri me datë 26.05.2023 ora 16:00.

Kërkesat duhet t’i dërgoni në email: kqz.oftk@gmail.com

Me respekt,

Komisioni Qendror Zgjedhor i OFTK-së.

Kërkesën për ndryshim të njësisë zgjedhore mund ta shkarkoni në këtë vegzë: Kërkesë për njesi zgjedhore

Kërkesë për njesi zgjedhore pdf

Më të lexuarat