Kryeinspektori i Shëndetësisë, Shaban Osmanaj, sot më datë 07.10.2021 në ora 09:00, ka pritur në takim kryetarin e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK), Feim Gashi, ku diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet të dyja institucioneve, për shkëmbimin e Informacioneve, Zbatimin e Kodit Etik dhe Deontologjisë të Fizioterapeutëve si dhe për strukturat e cilësisë dhe dispozitat Ligjore në mes të Inspektoratit Shëndetësor dhe Odës së Fizioterapeuteve të Kosovës (OFTK).
Kryetari i OFTK-së, e njoftoi kryeinspektorin për databazën elekronike të Fizioterapeutëve të lcencuar në këtë institucion, ku u mirëprit nga ai për një qasje më të lehtë të verifikimit të anëtarëve në OFTK.
Ky takim dhe diskutim u mirëprit nga të dy palët me qellim të bashkëpunimit në të ardhmen dhe cilësisë sa me të mirë te punës