Gjykata Themelore në Prishtinë e ka aprovuar si të bazuar kërkesëpadinë e Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, kundër vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për akreditimin e Programit me titull “Fizioterapi dhe Rehabilitim”.
“Aprovohet në tërësi si e bazuar padia dhe kërkesëpadia e paditëses Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës-OFTK me seli në Prishtinë”, thuhet në pikën 1 të vendimit të Gjykatës Themelore.
Në këtë vendim Gjykata e ka detyruar KShC-në që në afat prej 15 ditësh nga plotëfuqishmëria e këtij Aktgjykimi, të nxjerr vendim të ri konform kërkesës së OFTK-së të datës 08.07.2025.
Në dhjetor të vitit të kaluar Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës ngriti padi kundër vendimit për akreditim të programit me titull “Fizioterapi dhe Rehabilitim”. Ky vendim u kundërshtua nga OFTK meqë nuk ishin respektuar rekomandimet e ekspertëve të cilët kishin dhënë rekomandim obligues që të ndryshohej emri në “Fizioterapi” dhe bartesit e programit te jene profesor të fizioterapise.
OFTK me kohë ka ofruar ekspertizën e saj për të ruajtur cilësin e arsimit dhe integritetin e profesionit.
OFTK vazhdon të jetë në gatishmëri për të bashkëpunuar me të gjitha palët për të nxjerr vendime që në radhë të parë janë në përputhje me ligjin dhe ju shërbejnë profesionistëve shëndetësorë.
OFTK do të vazhdojë të mbrojë me vendosmëri interesat profesionale dhe akademike të fizioterapeutëve në Kosovë, sepse besimi i anëtarëve tanë është i panegociueshëm.
OFTK falënderon avokatin e çështjes, z. Florian Petani, si dhe z. Taulant Bajrami ekspert ligjor i OFTK-së, për profesionalizmin, përkushtimin dhe punën e bërë në këtë proces të rëndësishëm për profesionin.
Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës – OFTK


