Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK) fton kompanitë audituese dhe auditorët të ofertojnë për kryerjen e auditimit të pasqyrave financiare sipas Standardeve Ndërkombëtare të Auditimit (SNA/IFRS).
Dorëzimi i ofertave:
- Përmes email: info@oftk-ks.org
- Në selinë e OFTK-së: Kompleksi i QKUK, Klinika e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim, Kati I, Prishtinë, Kosovë
Qëllimi i ftesës: hartimi i një raporti të plotë auditimi me opinion të auditorit të pavarur.
Detajet dhe kriteret e plotë mund të gjenden në dokumentin përkatës të cilin mund ta hapni përmes kësaj vegze: Ftesë për ofertë auditimi të pasqyrave financiare
Me respekt,
OFTK

