Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës - Kosovo Chamber of Physiotherapists

HomeBALLINAOFTK mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Legjislaturës së III-të

OFTK mbajti mbledhjen e rregullt të Kuvendit të Legjislaturës së III-të

Kuvendi i Legjislaturës së III-të të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt.

Në fjalën hyrëse kryetari i OFTK-së z. Feim Gashi i ka uruar mirëseardhje të gjithë anëtarëve të Kuvendit, ndërsa ka falënderuar KQZ-në dhe SKQZ-në për punën dhe angazhimin e tyre në proceset e fundit zgjedhore për plotësimin e vendeve në organet e OFTK-së.

Në mbledhje janë diskutuar këto pika

        Raportimi i procedurës zgjedhore 2025 të OFTK nga KQZ/OFTK

        KQZ e OFTK-së raportoi për procesin zgjedhor gjatë dhe sot do të kemi zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues ku ju uroj kandidatëve suksese në procesin zgjedhor.

Në mbledhje gjithashtu është bërë betimi i anëtarëve të rinj të Kuvendit.

1. Arbnor Blakaj

2. Ariona Dedushaj

3. Blerton Hulaj

4. Luljeta Muçolli

Zgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Drejtues të OFTK-së

Kandidat për Këshill Drejtues ishin:

1. Albinot Gervalla

2. Bajram Shyti dhe

3. Dardane Mehanja

Pas procesit zgjedhor u zgjodhën

1. Bajram Shyti

2. Albinot Gervalla

Propozimi dhe miratimi për zëvendës/e kryetar/e të OFTK-së nga Kryetari i Odës:

Kryetari i OFTK-se propozoj për nënkryetare të OFTK-se znj. Krenare Dreshaj-Ukelli ku unanimisht u zgjodh nënkryetare.

Znj. Krenare Dreshaj Ukelli falënderoi kryetarin për besimin. Dreshaj-Ukelli ofroi gatishmërinë e saj për të punuar së bashku për interesat e përbashkëta të komunitetit dhe gjithashtu falënderoi të gjithë anëtarët e Kuvendit për votat dhe besimin e dhënë ndaj saj.

Në këtë mbledhje u miratuan edhe Rregulloret e punës së Odës:

Rregullore për edukimin e vazhdueshëm profesional të fizioterapeutëve në OFTK

Rregullore për anëtarësimin, licencimin dhe rilicencimin e fizioterapeutëve në OFTK

Rregullore mbi punën e Komisionit për Solidaritet dhe Ndihmë Reciproke të OFTK 

Rregullore e punës së Komisionit për provimin e licencimin dhe rilicencimit në OFTK

Miratimi i raporteve të punës së organeve dhe komisioneve të OFTK-së

Miratimi i raportit të punës për vitin 2024 së Kuvendit të Odës.

Miratimi i raportit financiar të vitit 2024 të OFTK.

Propozimi për plotësim ndryshim të vendimit për taksa administrative për shërbimet e OFTK.

Kryetari i OFTK-se z.Gashi uroj gjithë kandidatet e zgjedhur sot në Kuvendin e OFTK-së dhe po ashtu falënderoi anëtarët e Kuvendit për angazhimin dhe kontributin e tyre.

Më të lexuarat