← Kthehu te lajmet

Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës dhe profesionistë të tjerë shëndetësorë

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës hap regjistrimin për pjesëmarrje dhe për dorëzimin e abstrakteve në Kongresin e Parë Mesdhetar të Fizioterapisë në Kosovë, i cili do të mbahet më 16–17 prill 2027, në Hotel Emerald, në Prishtinë.

Kongresi organizohet nga Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës, në bashkëorganizim me Shoqatën Shqiptare të Fizioterapistëve, Odën e Fizioterapeutëve të Malit të Zi, Shoqatën Spanjolle të Fizioterapeutëve, Shoqatën Bullgare të Fizioterapeutëve dhe Shoqatën e Fizioterapeutëve në Bosnjë dhe Hercegovinë, si dhe me organizata të tjera profesionale, të cilat pritet t’i bashkohen organizimit në vijim. Ky kongres synon të bashkojë profesionistë shëndetësorë, ekspertë, studiues dhe përfaqësues të organizatave profesionale nga Kosova, nga rajoni dhe nga vende të ndryshme të Mesdheut e më gjerë.

Pjesëmarrja në këtë kongres është një mundësi e veçantë për të zgjeruar njohuritë profesionale, për të shkëmbyer përvoja, për të krijuar bashkëpunime të reja dhe për të kontribuar në zhvillimin e mëtejshëm të fizioterapisë.

Të gjithë të interesuarit ftohen të vizitojnë faqen zyrtare të kongresit, ku mund të gjejnë informacione të mëtejshme dhe të bëjnë regjistrimin për pjesëmarrje dhe për dorëzimin e abstrakteve: https://congress2027.oftk-ks.org/sq/ballina

Ju mirëpresim në Kongresin e Parë Mesdhetar të Fizioterapisë në Kosovë!

Me respekt,
Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës (OFTK)