← Kthehu te lajmet

Një hap historik për fizioterapinë e Kosovës në Evropë!

Me kënaqësi njoftojmë se profesorët e fizioterapisë Bekim Haxhiu dhe Zheralldin Durguti po marrin pjesë në Grupet Punues të World Physiotherapy Europe Region, duke përfaqësuar Odën e Fizioterapisë së Kosovës.

Për herë të parë, Oda e Fizioterapisë së Kosovës përfaqësohet drejtpërdrejt në grupet punuese të World Physiotherapy Europe Region.

Ky përfaqësim shënon një moment të rëndësishëm për profesionin e fizioterapisë në Kosovë. Prania jonë në këto struktura evropiane krijon mundësi për shkëmbim të përvojave, zhvillim profesional, bashkëpunim ndërkombëtar dhe kontribut në proceset që lidhen me të ardhmen e fizioterapisë në Evropë.

Ky është më shumë se një përfaqësim.

Është zëri i fizioterapisë së Kosovës në nivel evropian.

OFTK i përgëzon dhe ju uron suksese profesorëve Bekim Haxhiu dhe Zheralldin Durguti për këtë përfaqësim dhe kontribut në avancimin e profesionit!

Me respekt,
OFTK

Foto 2 Foto 3