← Kthehu te lajmet

OFTK dhe Physio Austria: bashkëpunim për zhvillimin profesional të fizioterapeutëve

Ky mirëkuptim synon shkëmbimin e njohurive dhe përvojave në fusha të rëndësishme për profesionin tonë, si:

sistemet, standardet dhe sigurimi i cilësisë së zhvillimit të vazhdueshëm profesional (CPD);
mundësitë dhe qasjet për specializim profesional;
zhvillimi i kompetencave klinike të avancuara;
edukimi dhe praktika fizioterapeutike e bazuar në evidencë.
Bashkëpunimi mund të përfshijë diskutime profesionale, shkëmbim burimesh edukative, kontribute nga ekspertë, webinare, punëtori dhe aktivitete të tjera mësimore, duke respektuar kuadrin ligjor dhe arsimor të secilit vend.

Kryetari i OFTK z. Feim Gashi shpreh falënderim të veçantë znj. Constanze Schegel për përkrahjen, dhe gatishmërinë për bashkëpunim me OFTK-në. Vlerësojmë përkushtimin e saj për të ndarë përvojën austriake dhe për të ndërtuar ura bashkëpunimi mes komuniteteve tona profesionale.

Ky është një hap i rëndësishëm drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe krijimit të mundësive të reja për zhvillimin profesional të anëtarëve tanë.

Me respekt,
OFTK

feimi1.jpg Feimi4.jpg Feimi5.jpg