← Kthehu te lajmet

Mirënjohje dhe falënderim për një përvojë të paharrueshme në Madrid

Kryetari i OFTK-së, z. Feim Gashi, së bashku me nënkryetarët, z. Visar Bllaca dhe znj. Krenare Dreshaj-Ukelli, me kryetarin e Këshillit Drejtues z. Ismet Shalaj, kryetarin e komisionit për Edukim të vazhdueshëm z. Zheraldin Durguti dhe kryetarin e Komisionit për Provim të Licencimit dhe Rilicencimit z.Bekim Haxhiu dhe anëtarin e Këshillit Organizativ të Kongresit Mediterian z. Arben Boshnjaku patën kënaqësinë të ishin pjesë e kësaj ngjarjeje të rëndësishme shkencore, krahas një numri të madh kolegësh nga Kosova.

OFTK ndihet krenare për kontributin e fizioterapeutëve tanë në sesione diskutimi, prezantime shkencore dhe prezantime e-poster. Pjesëmarrja e tyre dëshmon përkushtimin ndaj kërkimit shkencor dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional, duke përfaqësuar me dinjitet komunitetin e fizioterapisë në Kosovë.

Një falënderim të veçantë i shprehim Shoqatës Spanjolle të Fizioterapeutëve (AEF), z. Fernando Ramos, z. Daniel Catalán, znj. María Martínez Álvarez dhe gjithë stafit të AEF-së, të cilët, me përkushtim dhe punë të palodhur, e bënë këtë kongres një përvojë të paharrueshme. Faleminderit që na bëtë të ndihemi si në shtëpinë tonë!

Mirënjohje të sinqertë i shprehim gjithashtu z. Tim Németh dhe gjithë Komitetit Ekzekutiv të ER-WCPT-së për angazhimin në forcimin e bashkëpunimit dhe bashkimin e komunitetit evropian të fizioterapisë.

Jemi mirënjohës për mundësinë për të prezantuar punimet tona, për të shkëmbyer njohuri e përvoja me kolegë nga e gjithë Evropa dhe për të krijuar lidhje të reja bashkëpunimi.

Nga Madridi morëm me vete njohuri të vlefshme, kujtime të bukura dhe miqësi që na bashkojnë përtej kufijve. Presim me kënaqësi takimet dhe bashkëpunimet e ardhshme!

Me respekt,
OFTK

2.jpg 3.jpg 7.jpg 8.jpg 9.jpg 10.jpg 11.jpg