Kjo marrëveshje u formalizua të shtunën më 5 shtator në Podgoricë, gjatë një takimi zyrtar mes përfaqësuesve të të dyja organizatave.
Delegacioni i Kosovës, i udhëhequr nga Kryetari i OFTK-së, Prof. Ass. Dr. Feim Gashi PT. dhe Kryetari i Komisionit për Edukim të Vazhdueshëm Profesional (KEVP), Prof. Asoc. Dr. Zheralldin Durguti, u prit në takim nga Kryetari i Odës së Fizioterapeutëve të Malit të Zi, z. Dragan Guberinic.
Qëllimi qendror i këtij memorandumi është intensifikimi i marrëdhënieve profesionale ndërmjet dy shteteve. Përmes këtij dokumenti, palët janë dakorduar për shkëmbimin e praktikave më të mira, nxitjen e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të anëtarëve, si dhe organizimin e përbashkët të ngjarjeve shkencore si kongrese, seminare dhe trajnime të specializuara.
Kjo nismë vlerësohet si një hap strategjik në drejtim të avancimit të profesionit të fizioterapisë në rajon, duke harmonizuar standardet profesionale dhe duke hapur rrugë për projekte të përbashkëta hulumtuese.
OFTK rithekson përkushtimin e saj të palëkundur për thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional jashtë vendit, me synim mbrojtjen dhe ngritjen e vazhdueshme të standardeve të këtij profesioni.
Dokumentin e Memorandumit e gjeni brenda linkut në faqen zyrtare të OFTK-së.
Me respekt,
