← Kthehu te lajmet

Njoftim për anëtarët e OFTK-së: Merrni pjesë vetëm në aktivitetet e akredituara nga Oda

Të nderuar anëtarë të Odës së Fizioterapeutëve të Kosovës, ju bëjmë thirrje që, para se të merrni pjesë në kongrese, konferenca, trajnime, workshope apo çfarëdo aktiviteti tjetër të Edukimit të Vazhduar Profesional, të siguroheni se aktiviteti është i akredituar nga OFTK.

Në bazë të rregullores përkatëse, pikët e EVP-së iu njihen anëtarëve vetëm për aktivitetet që plotësojnë kriteret dhe janë të akredituara sipas procedurave të përcaktuara.

Për këtë arsye, për çdo trajnim apo aktivitet profesional që ju intereson, kontaktoni paraprakisht OFTK-në dhe kërkoni konfirmim nëse aktiviteti është i akredituar dhe nëse pikët e fituara do t’ju njihen.

Mos u bazoni vetëm në informacionet e organizatorëve. Verifikoni paraprakisht në administratën e OFTK-së në mënyrë që pjesëmarrja juaj të ketë vlerën e duhur profesionale dhe pikët t’ju llogariten sipas rregullores.

Me respekt,
OFTK