← Kthehu te lajmet

Anëtarët e OFTK-së përzgjidhen në grupet punuese të ER World Physiotherapy

Oda e Fizioterapeutëve të Kosovës njofton se dy anëtarë të saj, profesorë nga Kosova janë përzgjedhur anëtarë në grupe të World Physiotherapy - Europe Region për periudhën 2026–2028.

Profesor Bekim Haxhiu është emëruar në grupin për Avokim dhe Çështje të BE-së, ndërsa Profesor Zheralldin Durguti në grupin për Praktikë Profesionale.

Ky përfaqësim shënon një arritje madhore për Kosovën në sferën ndërkombëtare.

Për OFTK-në, ky angazhim direkt garanton që zhvillimi i politikave, edukimit dhe praktikave tona shëndetësore të jetë në përputhje të plotë me standardet më të larta evropiane.

Për këtë arsye OFTK e falënderon Komitetin Ekzekutiv të ER World Physiotherapy, për punën dhe angazhimin e tyre të palodhshëm në bashkëpunimin me organizatat profesionale në avancimin dhe ngritjen e fizioterapisë në regjionin e Evropës.

Me respekt,
OFTK