Kryetari i OFTK-së Prof. Ass. Dr. Feim Gashi së bashku me përfaqësuesit e odave tjera të profesionistëve shëndetësor zhvilluan sot një vizitë në punishten e objektit të ri të OPSH-ve.
Vizita u bë me qëllim të vlerësimit të ecurisë së punimeve dhe progresi të arritur deri më tani.
Gjatë vizitës, u prezantuan aktivitetet e zhvilluara në fazat aktuale të ndërtimit, si dhe u diskutuan hapat e ardhshëm për realizimin e projektit sipas afateve të parapara. U vlerësua se punimet janë duke u zhvilluar në përputhje me planin dinamik dhe standardet e përcaktuara.
Me respekt,
OFTK